Izraeli stërvitet në katin e 23-të të hotelit në Shqipëri

Izraeli stërvitet në katin e 23-të të hotelit në Shqipëri

Edhe pak orë kanë mbetur nga starti i ndeshjes kualifikuese të Grupit G – “Rusia 2018”, Shqipëri-Izrael. Në 20:45, në “Elbasan Arena”, do të përplasen kuqezinjtë e De Biazit me bardhë e blutë e Elisha Levy, që aktualisht kanë pikë të barabarta, nga 6 të tilla.

Më shumë se për futbollin, në fakt, para këtij dueli është folur për sigurinë. Si erdhi e kamufluar kombëtarja izraelite nga Rinasi në qendër të Tiranës, te një hotel shumëkatësh aty, si ka qëndruar vetëm brenda, në katin përkatës, pa zbritur fare në holl për asnjë minutë, si ka qenë e rrethuar me policë, si është blinduar stadiumi dhe rruga drejt Elbasanit, e të tjera si këto.

Lojtarët miq kanë deklaruar se, pavarësisht shtetrrethimit, që po i shoqëron në Shqipëri, ata nuk kanë frikë, por e kanë mendjen vetëm te ndeshja. Mbrëmë zhvilluan seancën ambientuese stërvitore në “Elbasan Arena”, ndërsa sot kanë kryer një seancë shkrythëse.

holl

Lojtarët izraelitë kanë dalë në korridorin e katit të fundit të hotelit “Plaza” dhe kanë bërë ushtrime me topin, ndonjë vrapim e ushtrim për trupin.

Diçka e tillë është konfirmuar në faqen zyrtare të Federatës Izraelite të Futbollit, edhe përmes një fotoje, e cila shoqërohet me diçiturën: “Ekipi kombëtar i Izraelit. Kjo është stërvitja e mbajtur më lart se asnjëherë tjetër. Kati i 23-të, Tiranë, në një pamje mahnitëse dhe shi.”