Izraeli nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Izraeli nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Izraeli nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Kjo ka qenë deklarata e ambasadorjës së sapozgjedhur të Izraelit në Serbi, Alona Fisher, e cila përsëriti qëndrimin e shtetit të saj rreth mosnjohjes së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Unë do ta them shumë qartë, qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar dhe ajo është mosnjohja e Kosovës”, ka thënë Fisher për gazetën beogradase Blic.

Izraeli është në mesin edhe të pesë shteteve evropiane, Sllovakia, Qipro, Greqia, Spanja dhe Rumania që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Ndërkohë që deri tani Kosova është njohur nga 111 shtete.