Izraeli bënë histori në OKB

Izraeli bënë histori në OKB

Një ambasador izraelit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, do të kryesoj për herë të parë një komitet të OKB-së, që nga viti 1949 kur u bë pjesë e kësaj organizate. Danny Danon mori këtë kryesim pas një fushate kundër nga shtetet myslimane, pjesë e OKB-së.

Por pas një fushate të vet Izraelit, Danon do të kryesojë Komitetin Ligjor të OKB-së, i quajtur zyrtarisht si Komiteti i Gjashtë. Zgjedhja e tij është parë si sukses nga Izraeli, pasi ky Komitet merret me tema të ndjeshme, duke përfshirë edhe luftën kundër terrorizmit, raporton Insajderi.

109 vende anëtare kanë votuar pro këtij emërimi, teksa përfaqësuesi palestinez në OKB, Riyad Mansour është munduar që deri në sekondën e fundit të bind përfaqësuesit e tjerë që të mos e mbështesin Danon në këtë pozitë. Edhe delegacioni i Iranit ka qenë gjithashtu aktiv kundër këtij emërimi, duke dërguar letër edhe tek drejtuesit e OKB-së lidhur me këtë çështje.

votim

E Danon, tha se ndihet krenar që është i pari izraelit që zgjidhet në një pozicion të tillë.

“Izraeli është një udhëheqës botëror në të drejtën ndërkombëtare dhe luftën kundër terrorizmit. Ne jemi të kënaqur që të ndajmë njohuritë tonë me vendet e tjera të botës”, ka thënë Danon, raporton Insajderi.

Ai ka pasur fjalë dhe mesazhe edhe ndaj kundërshtarëve të Izraelit.

“Ne nuk do të lejojmë diktaturat dhe vendet anti-izraelite që të dëmtojnë pozitën tonë në komunitetin ndërkombëtar. Ata që u përpoqën të bllokojnë emërimin tonë, të marrin mësim nga ky Komitet, pasi ata kanë nevojë të mësojnë shumë nga ky komitet”, tha Danon, raporton Insajderi.

Tutje Danon tha se çdo përpjekje për t’i mohuar Izraelit, të drejtën ligjore që e ka në OKB-së do të përballet me refuzim të pakompromis./Insajderi.com