Izraeli arreston dy deputetë palestinezë

Izraeli arreston dy deputetë palestinezë

Bëhet e ditur se ushtarët izraelitë kanë arrestuar dy deputetë të Kuvendit Ligjvënës Palestinez në qytetin e Betlehemit në jug të Bregut Perëndimor.

Sipas një njoftimi me shkrim nga Blloku i Ndryshimeve dhe Përmirësimit pranë Hamasit, ushtarët izraelitë në orët e mëngjesit kanë organizuar bastisje në shtëpitë e deputetëve palestinezë Halid Tafish dhe Enver ez-Zenun në Betlehem.

Mësohet se si rezultat i bastisjes dy deputetët e Hamasit nga Kuvendi Ligjvënës Palestinez janë arrestuar nga ushtarët izraelitë, transmeton Anadolu Agency.

Ndërsa, autoritetet izraelite ende nuk kanë dalë me deklaratë në lidhje me këtë zhvillim.

Më këtë, numri i deputetëve që mbahen të arrestuar nga Izraeli është rritur në nëntë.