Anëtari i presidencës boshnjake, Bakir Izetbegoviç, është shprehur i pakënaqur me pozitën e Sanxhakut, dhe pretendon se Bosnja dhe Hercegovina do ta njoh pavarësinë e Kosovës, e " />

Izetbegoviq paralajmëron njohjen e Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina

Izetbegoviq paralajmëron njohjen e Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina

Anëtari i presidencës boshnjake, Bakir Izetbegoviç, është shprehur i pakënaqur me pozitën e Sanxhakut, dhe pretendon se Bosnja dhe Hercegovina do ta njoh pavarësinë e Kosovës, e cila, siç thotë ai, do duhej të ishte njohur edhe më herët.

“Për mua, deri tani Kosova duhej të ishte njohur si shtet. Tani kolegët tanë do të jenë të zemëruar dhe përpjekjet tona për ta bërë këtë [njohjen e pavarësisë së Kosovës], ka sjellë vetëm probleme brenda Bosnjës dhe Hercegovinës, por nuk e ka ndihmuar Kosovën”, ka thënë Izetbegoviq në një intervistë me Deutsche Welle.

Për pyetjen e drejtpërdrejtë nëse Bosnja dhe Hercegovina do ta njoh pavarësinë e Kosovës, Izetbegovic shkurtimisht tha: “Po”.

Lideri i boshnjakëve në Bosnjë dhe Hercegovinë tregon se ka marrëdhënie të mira me të gjithë liderët politik në Sanxhak, por po ashtu, ai tha se nuk është i kënaqur me situatën e boshnjakëve në Serbi, raporton Insajderi.

Ai kërkoi që Serbia të heqë dorë nga qëndrimi i saj paternistik ndaj Sanxhakut. /Insajderi.com