“Izetbegoviq e shfaqi atë që ndjen për Kosovën”

“Izetbegoviq e shfaqi atë që ndjen për Kosovën”

Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq ka reaguar ndaj deklaratës së Bakir Izetbegoviqit i cili tha se Bosnja dhe Hercegovina duhet të njoh Kosovën dhe se ai shpreson që kjo do të ndodhë.

Selakoviq ka thënë se me këtë gjë, anëtari boshnjak i Bosnje-Hercegovinës ka treguar atë që dëshiron, ndjen dhe mendon.

Selakoviq i ka thënë RTS-së, se ishte i bindur që reagimi i Serbisë do të ishte më serioz dhe se politika e përgjegjshme e vendit duhet ta merr më shumë parasysh këtë deklaratë.

Ai kujtoi se kjo nuk ishte hera e parë që Izetbegoviq ishte përzier në punët e “brendshme të Republikës së Serbisë”, “duke harruar se Serbia dhe marrëdhëniet e saj të brendshme nuk janë të rregulluara nga ndonjë marrëveshje ndërkombëtare, siç është ajo e Dejtonit”.

Reagimin e liderit të Lëvizjes së Lirë Qytetare, Sasha Jankoviq dhe përfaqësuesve të tjerë të opozitës, Selakoviq i ka quajtur të turpshme, pasi këta të fundit thanë se reagimi i Vuçiqit ndaj Izetbegoviqit ka tendecë krijimin e një krize të rreme.

Përpos tij, në qeverinë e Serbisë kanë reaguar dhe ministrat Nenad Popoviq dhe Zorana Mihajloviq