Izetbegoviq i çon “selam” Nikoliqit: Ti je serb, kjo është Bosnje

Izetbegoviq i çon “selam” Nikoliqit: Ti je serb, kjo është Bosnje

Kryesuesi i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Baki Izetbegoviq ka deklaruar sot se nuk ka çka t’i sqarohet presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, për deklaratën e mëhershme kur ai krahasonte presidentit e Republikës Serbe, Millorad Dodik, me Gadafin dhe Sadam Huseinin.

Izetbegoviq ka pranuar se ky krahasim nuk është më i miri, por ka shtuar se kjo atij i ka ndodhur një herë, kurse Nikoliqit mijëra herë që të thotë një fjalë të fortë”, transmeton lajmi.net.

“Nëse unë do ia filloja ta pyesja Nikoliqin se çfarë ka thënë në këto 25 vitet e fundit, lista do të ishte shumë e gjatë. Nuk duhet që liderët e shteteve t’i parashtrojnë pyetje njëri-tjetrit. Për çfarë brengoset ai, Nikoliq është serb e kjo është Bosnja. Dodiku dinë mirë të mbrohet vet”, ka thënë ia.

Nikoliq sot më herët gjatë ditës ka deklaruar se Izetbegoviq ia ka borxh sqarimin e deklaratës me të cilën Dodikun e krahasonte me Gadafin.