Ivanoviqi rigjykohet në ditën e bombardimeve të NATO-s

Ivanoviqi rigjykohet në ditën e bombardimeve të NATO-s

Rigjykimi i liderit të Iniciativës Qytetare serbe SDP, Oliver Ivanoviq do të fillojë më 24 mars në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Në seancën përgatitore, e cila u mbajt më 7 mars në Gjykatën Themelore në Mitrovicë me dyer të mbyllura, gjyqtarja e EULEX-it Roxana Komsa njoftoi se paneli ndërkombëtar i gjykatësve të përbëhet edhe nga një gjyqtar kroat dhe slloven, raportojnë Tanjug.

Politikani serb akuzohet për vrasjen e shqiptarëve në prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës, si dhe  për vrasje të shqiptarëve në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti./Insajderi.com