Ivanoviq porositë liderët e veriut ta krijojnë vet “Zajednicën”

Ivanoviq porositë liderët e veriut ta krijojnë vet “Zajednicën”

Oliver Ivanoviq, lideri i iniciativës qytetare SDP-së, përmes një deklaratë që nga burgu ua ka dërguar agjencisë serbe të lajmeve “Beta” dhe gazetës “Jedinstvo”, ka kërkuar nga liderët serbë që vetë ta formojnë “Zajednicën”, pasi sipas tij, këtë nuk do ta bëjë Prishtina.

Ivanoviq, i cili është duke e vuajtur dënimin me burg prej 9 vjetësh, “Për krime gjatë luftës mbi civilët shqiptarë”, u rekomandon liderëve serbë të veriut që ta formojnë vetë “Zajednicën”, pasi që, siç ka thënë ai, “më kotë Prishtinën që ta pranojë ‘Zajednicën”.

Ivanoviq përmes kësaj letre këmbëngul se Prishtina nuk do e bëjë “Zajednicën”, për shkak, siç ka thënë ai, “ka probleme të brendshme dhe një opozitë të fuqishme, e cila nuk është e madhe për nga numrat, por llogarit në mbështetjen e popullatës shqiptare të frustruar, gjë që paraqet problem serioz për pushtetin aktual në Prishtinë”.