Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov u ka nisur një letër kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe dy presidentëv" />

Ivanov thirrje ndërkombëtarëve ta refuzojnë platformën shqiptare

Ivanov thirrje ndërkombëtarëve ta refuzojnë platformën shqiptare

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov u ka nisur një letër kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe dy presidentëve, atij të SHBA-ve, Donald Trump dhe të Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Letra e Ivanov fillon me ankesën se tre partitë shqiptare kanë përpiluar një platformë antikushtetuese nën patronazh të Tiranës dhe me të njëjtën kushtëzojnë Qeverinë e Maqedonisë.

“Platforma është dokument pas zgjedhor i miratuar në një shtet të huaj në kabinet të një burrështetasi të huaj dhe me ndërmjetësim të kryeministrit të një shteti të huaj. Me këtë platformë rrezikohet sovraniteti dhe pavarësia e shtetit, duke e vendosur Republikën e Maqedonisë në pozitë të nënshtrimit dhe varësisë nga një shtet tjetër”.

“Realizimi i platformës nënkupton ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë me të cilat do të rrezikohej karakteri unitar i shtetit. Platforma e cenon Marrëveshjen kornizë të Ohrit, që i rregullon marrëdhëniet e bashkësive etnike me shtetin Republika e Maqedonisë dhe marrëdhëniet e tyre të ndërsjella”, shkruan Ivanov në këtë letër.

Sipas tij, platforma është diskriminuese ndaj bashkësive të tjera etnike, pasi thotë ai se i jep prioritet vetëm një bashkësie etnike.

“Kjo platformë nga Tirana në mënyrë plotësuese e destabilizon gjendjen e brendshme politike dhe i rrit tensionet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në letrën e Ivanovit.