Italia paralajmëron në përzierje të mundshme të huaj në zgjedhje

Italia paralajmëron në përzierje të mundshme të huaj në zgjedhje

Zyrtarët e qeverisë italiane kanë paralajmëruar për mundësinë e përzierjes së huaj në zgjedhjet e përgjithshme të cilat do të mbahen në këtë vend më 4 mars.

Kjo është publikuar pasi në sajtet e popullarizuar italianë u publikuan lajmet e rreme nga burimet ruse.

Kryeministri italian Paolo Gentiloni sot ka publikuar raportin vjetor të sigurisë në të cilin tregon për një kërcënim nga ekstremizmi islamik, por paralajmëron për fushatat për kryerje të ndikimit në internet me qëllim të drejtojnë orientimin politik dhe ndjenjat e opinionit publik, sidomos gjatë kohës së zgjedhjeve, transmeton AP.

Në raportin e sigurisë nuk përmendet Rusia, por analistët amerikan dhe italian me muaj po paralajmërojnë se zgjedhjet evropiane janë caku kryesor i përzierjes ruse, ku, siç pretendojnë, zgjedhjet në Itali janë veçanërisht të përshtatshme sepse dy parti kryesore opozitare – Liga nacionaliste populliste dhe anti imigrante si dhe “Lëvizja e pesë yjeve” ka kohë që i ushqejnë lidhjet pro ruse, përfundon agjencia amerikane./Insajderi.com.