Italia ndalon publikimin e fotografive të fëmijëve në internet

09.11.2017 10:46
Italia ndalon publikimin e fotografive të fëmijëve në internet

Një gjykatë në Itali ka ndaluar publikimin  e videove dhe fotove të fëmijëve në Facebook. Këto janë rastet në të cilat njëri prej prindërve pranon publikimin.

Nga rrjeti social Facebook gjithashtu do të hiqen fotot e vjetra në rast se njëri prind ndalon publikimin, përcjell albinfo.ch.

Autoritetet italiane paralajmërojnë se, për aq sa duket e pafajshme, vendosja e fotografive të fëmijëve fsheh rreziqe të mëdha, kryesisht për shkak të mundësisë për t’u përdorur në faqet e internetit të pedofilëve.

Vendimi i gjykatës u bë pasi një babai i divorcuar paraqiti një padi kundër nënës për publikimin e fotografive të fëmijës së tyre.