Italia mbetet jashtë Botërorit “Rusia 2018”, kualifikohet Suedia

Italia mbetet jashtë Botërorit “Rusia 2018”, kualifikohet Suedia

Kombëtarja e Italisë është eliminuar nga playoffi i Kupës së Botës “Rusi 2018”, pasi barazoi pa gola kundër Suedisë.

Italianët nuk arritën të fitonin kundër Suedisë në “San Siro” dhe kështu kjo e fundit arriti ta fitonte biletën për në Rusi.

Suedia u kualifikua fal fitores në shtëpi me rezultat minimal 1 me 0.

Hera e fundit që Italia mungoi në Kupën e Botës ishte viti 1958 në Uruguai.