Itali, sekuestrohen 2 ton hashash në kamionin shqiptar

Itali, sekuestrohen 2 ton hashash në kamionin shqiptar

Agjencia e Doganave dhe Guardia di Finanza kanë konfiskuar në portin e Ankonës më shumë se dy ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Droga u zbulua në një kamion të ngarkuar me gips.

Sistemi i analizës së riskut, i zhvilluar nga Agjencia, me të cilin seleksionohen dërgesat për t’iu nënshtruar kontrolleve dhe me ndërhyrjen e Guardia di Finanza që kanë me vete edhe qentë antidrogë, u arrit që të zbulohej ngarkesa e 2 ton kanabis, njofton Gazeta Shqip.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 3 persona nën akuzën e trafikut të drogës. Lënda narkotike kishte në treg një vlerë prej 20 milionë eurosh. Mediat fqinje thonë se në këtë port, që prej janarit 2017, janë sekuestruar 12 ton marijuanë.