Isufi thotë se e kanë të sigurt votën e Donika Kadajt – Bujupit për Demarkacionin

Isufi thotë se e kanë të sigurt votën e Donika Kadajt – Bujupit për Demarkacionin

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se tashmë ka mbetur edhe një votë e vetme për t’u siguruar që Kuvendi i Kosovës të miratojë çështjen e Demarkacionit.

Në një prononcim për klankosova ai nuk e ka komentuar rikthimin e Deputetes Donika Kadaj – Bujupi në AAK por, ka folur për rolin e saj në çështjen e ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

”Vota e Donika Kadaj- Bujupit për Demarkacionin është e sigurt. Ajo e di qëndrimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë Isufi.

Donika Kadaj – Bujupi ka aderuar sot në Aleancën për Ardhmërin e Kosovës, parti kjo të cilën në prill të vitit 2016 kishte dhënë dorëheqje dhe kishte kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.