Drejtori i ‘Demokraci Plus’, Valmir Ismaili, ka thënë se Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën, është decertifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Ismaili, i cili monitoron punën e KQZ-së, ka thënë se kjo është bazuar në një vendim të tetorit të vitit 2015.
“Zafir Berisha decertifikohet nga KQZ, bazuar në një vendim përfundimtar të datës 12.10.2015. Mirë që u decertifiku, por ku ka qenë ky vendim më herët për zgjedhje qendrore?”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
Zafir Berisha është kandidat për kryetar Prizreni nga Nisma për Kosovën.