Ismaili ofendon ata që e quajnë babë Albinin (FOTO)

Ismaili ofendon ata që e quajnë babë Albinin (FOTO)

Deputeti i LVV-së, duket se nuk ka të ndalur me luftën kundër atyre që kanë filluar ta sulmojnë së fundi.

Nuk i intereson gjuha që zgjedh për t’i kthyer komentet tek ata që i sulen kundër.

Kështu ka bëtë edhe në një prej komenteve në të cilin komentuesi e quan Albin Kurtin babë të Vetëvendosjes.

”Babë i thuhet atij që ta ka q* nanën”, është një përgjigje e Ismailit dhënë këtij komentuesi.

Kjo nuk është hera e parë që deputeti i zgjedhur nga populli përdorë gjuhë të tillë dhe e shan vetë popullin që i dalin kundër me ndonjë koment, shkruan Gazeta Express.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar në Vetëvendosje shpërthej një krizë e madhe, pas një bisede që ishte bërë në Viber, e cila pastaj bëri që të japin dorëheqje kryetari, nënkryetarja dhe shumë anëtarë të tjerë të saj.

Të dielën e kaluar Albin Kurti fitoj zgjedhjet në Vetëvendosje për ta udhëhequr këtë subjekt politik për 4 vite.

Ai ishte i vetëm në garë, ku fitoj mbi 98% të votave.