ISIS tregon se cili shtet e ka radhën për sulme terroriste

20.08.2017 08:51
ISIS tregon se cili shtet e ka radhën për sulme terroriste

Pas sulmeve në Spanjë, Finlandë e Rusi, Shteti Islamik i ISIS kërcënon Italinë. ISIS paralajmëroi se objektivi i ardhshëm i sulmeve të tyre do të jetë Italia.

Kërcënimi është zbuluar në komunikimin e përdorur nga xhihadistët në internet. Ndërkohë që Italia është vendosur në gatishmëri të lartë.

Qeveria italiane ka rritur masat e sigurisë për të parandaluar sulme të mundshme terroriste.

Por nuk është hera e parë që Italia kërcënohet nga ISIS, pasi në prill të 2016 përmes një mesazhi, terroristët u shprehën se objektivi i radhës do të jetë Roma.

Në tri ditët e fundit Evropa është përfshirë nga një valë sulmesh – në Barcelonë më 14 të vdekur, Finlanda dy të vdekur, Gjermani dhe Rusia me disa të plagosur duke ngritur në shkallën më të lartë nivelin e sigurisë.