ISIS sulm me bombë në Rusi

ISIS sulm me bombë në Rusi

Dy të vdekur dhe 17 të plagosur ka qenë bilanci i një sulmi me bombë në një pikë kontrolli në Rusi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dagestan.

Sipas të dhënave paraprake që transmetojnë mediat e huaja, pas këtij akti terrorist fshihet shteti Ekstremist Islamik. Sakaq, mes personave të plagosur janë 6 policë dhe 6 civilë, transmeton lajmi.net

Të njëjtat burime bëjnë me dije se bomba u hodh nga një makinë, e cila kishte kaluar përmes një postblloku policor ku më pas ka shpërthyer. Raportohet se sulmin e ka kryer një kamikaz, i cili në ato momente po ngiste veturën.