ISIS njofton në shqip për prerjen e dorës së një hajduti në Siri

ISIS njofton në shqip për prerjen e dorës së një hajduti në Siri

Shteti Islamik në Irak dhe Siri – ISIS, ka njoftuar në gjuhën shqipe për prerjen e dorës së një hajduti në qytetin Raka të Sirisë.

Organizata, e cila cilësohet si terroriste nga Departmenti i Shtetit në Amerikë dhe shumë vende të tjera në botë, njoftimin në shqip e ka bërë përmes rrjetit social “Telegram”.

“Zbatimi ligjit te Allahut” thuhet në njoftimin e ISIS-it në shqip, raporton Insajderi.

isis1

Prerja e dorës është bërë në publik në sy edhe të femjëve, të cilët shihen të jenë të pranishëm në këtë ngjarje.

Rrjeti social “Telegram” ngjan shumë me aplikacionet ekzistuese të komunikimit, si ‘Viber’ dhe ‘Watchup”, vetëm së xhihadistët besojnë që ai nuk mund të përgjohet pasi që është në pronësi ruse, dhe haptazi mbështet nga sipërmarrësi rus, Pavel Durov.

Në Siri dhe Irak kanë luftuar rreth 300 kosovarë, prej të cilëve afro 150 persona janë kthyer në Kosovë derisa një numër i vogël vazhdon të qëndrojë në territorin e ISIS-it. /Insajderi.com

isaa