Mediumi i ISIS në shqip publikon numrin e vrasjeve në shtetet perëndimore

Mediumi i ISIS në shqip publikon numrin e vrasjeve në shtetet perëndimore

E ashtuquajtura “Agjencia AMAK” në gjuhën shqipe përmes platformës telegram, ka dërguar të dhëna për “Operacionet më të rëndësishme të luftëtarëve të shtetit islam mbi civilët e vendeve të koalicionit”.

Përmes një tabelë ka prezantuar shifrat e vrasjeve që del se të jetë 447 persona. Vetëm në Paris ata kanë vrarë 200 civil, raporton Insajderi.

Kurse në vendet tjera si  Nicë kanë vrarë 84 persona, në Orlando 54 persona, 40 në Bruksel, 24 në Daka, 23 në Vyrcburg,  14 në San Bernardino, 6 në Xhakarta dhe 2 në Sidnej.

Ndërsa të lënduar sipas këtij grafikoni kanë mbetur 35 persona në Suse dhe në 14 Asbach.

Në secilin nga vendet e përmendura gjithashtu janë shënuar edhe datat se kur kanë ndodhur sulmet e Shtetit Islamik. /Insajderi.com

isis