ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Barcelonë

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Barcelonë

Zyrtarët në Spanjë thonë se të paktën 13 persona janë vrarë dhe 80 të tjerë janë plagosur, pasi një furgon ka goditur këmbësorët në Las Ramblas të Barcelonës.

Presidenti i rajonit të Katalunisë, Carles Puigdemont, ka thënë se policia ka arrestuar dy persona lidhur me atë që ai e quajti “sulm terrorist”.

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjëisinë për sulmin, ka njoftuar agjencia e lajmeve Amaq, që është e afërt me grupin.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy ka thënë se është nisur për në Barcelonë për të koordinuar përpjekjet për të forcuar sigurinë.

Ai ka thënë se “terroristët kurrë nuk do të mund të shkatërrojnë njerëzit e bashkuar, të cilët e duan më shumë lirinë sesa barbarizmin”, njofton REL.

“Ata janë vrasës, kriminelë, të cilët nuk do të mund të na terrorizojnë”, thuhet në reagimin e pallatit mbretëror të Spanjës.