ISIS komunikatë në gjuhën shqipe: uron për sulmin në Bruksel

ISIS komunikatë në gjuhën shqipe: uron për sulmin në Bruksel

“Komunikatë për sulmin e bekuar kundër Belgjikës kryqëtare”. Kështu titullohet komunikata e lëshuar nga i ashtuquajturi Shteti Islamik, e që sipas grupit inteligjent “site intel”, kjo komunikatë është publikuar edhe në gjuhën arabe, frenge, angleze, gjermane, ruse dhe boshnjake.

Kjo deklaratë është publikuar nga mediet e Shtetit Islamik edhe në gjuhën shqipe, në faqen zyrtare në shqip dhe dhe paralajmëron sulme të reja kundër kombeve kryqëtare.

“Me mirësinë e Alllahut, një brigadë e sigurisë së ushtarëve të Hilafetit, Allahu i nderoftë dhe iu dhashtë fitoren, dolën dhe targetuar Belgjikën kryqëtare, e cila nuk pushoj së luftuari Islamin dhe myslimanët”, thuhet  në komunikatë, raporton Insajderi.

Aty, xhihadistët në gjuhën shqipe premtojnë ditë të zeza “çdo kombi kryqtar, aleat të luftës kundër shtetit islamik”.

Krejt kjo si përgjigje siç thuhet ndaj agresionit që sipas tyre, perëndimi i bënë ISIS-it.

“Ajo që do t’ju arrijë do të jetë më shkatërruese dhe e hidhur me lejen e Allahut. Falendërimi i takon Allahut për mbështetjen dhe lehtësimin, dhe e lusim Allahun që t’i pranoj vëllezërit në mesin e shehidave”, thuhet në fund të komunikatës.

Në këtë lajmërim të publikuar në “hilafeti.wordpress.com” thuhet se “Allahu ndihmoj vëllezërit tanë dhe hodhi frikë e trembje në zemrat e kryqtarëve në mes të vendit të tyre”.

komunikata

“Disa nga ushtarët e Hilafetit dolën duke mbajtur rripa  eksplozivi, mjetet shpërthyese dhe armë automatike, për t’i sulmuar disa vende të përzgjedhura në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës”, thuhet në këtë komunikatë.

Sulmi i djeshëm në Aeroportin dhe stacionin  e trenave në Bruksel la 31 të vdekur dhe mbi 250 të lënduar.

Sipas kësaj komunikate, ata “vranë disa nga kryqtarët para se të detononin rripat e tyre me eksploziv në mesin e jobesimtarëve”.

“Sulmi rezultoi me mbytjen e më shumë se 40 dhe plagosjen e më shumë se 210 shtetasve të kombeve kryqëtare, dhe i gjithë falënderimi i takon Allahut”, thuhet në këtë lajmërim.