ISIS kërkon kokën e djalit të Donald Trumpit

ISIS kërkon kokën e djalit të Donald Trumpit

Pas kërcënimeve që ISIS u bëri disa personazheve të njohura si Ronaldo, Neymar, Messi madje dhe djali i princit William, tash kërcënohet edhe djali i Donald Trump. Lajmi u konfirmua nga Site Intelligence Group, organi që monitoron aktivitet online të organizatave terroriste.

Në një chat xhihadist qarkullon fotoja e Barronit, djali 11 vjeçar i presidentit të ShBA-së së bashku me hartën e shkollës së tij, ku shkruhej: Kapeni djalin e gomarit të Amerikës”.

Pamjet u shpërndanë nga kanali televiziv Telegram, “Dak al-Munafiqeen”, që do të thotë “Lufto hipokritët”.

Së bashku me fotot e Barronit dhe hartën e shkollës qarkullon dhe hashtagu në arabisht  (Kapni djalin e gomarit).

Gjithsesi, kushdo që ka shpërndarë imazhet ka bërë një gabim gjeografik, sepse shkolla St. Andrew’s Episcopal ndodhet në Washington, ndërsa Barron studion në një institut në Marylan.