“Ishalla i del flaka n’tana anët” – deklarata e deputetit pas hedhjes së gazit

“Ishalla i del flaka n’tana anët” – deklarata e deputetit pas hedhjes së gazit

Duket që hedhja e gazit e ka nervozuar shumë njërin prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i cili ka dhënë një deklaratë të pazakontë.

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me telefonin e tij, ai ka lëshuar disa deklarata.

“Dasëm, dasëm në Kuvend, mos u bani marak. Qe qytetarë të nderuar. Ishalla kallet n’tana anët, i del flaka”, ka thënë deputeti Tahiri.

Madje deputeti Tahiri ka thënë se nuk e di as vetë pse është në Kuvend.

“Nuk e di pse jemi në Kuvend, nuk e di pse unë jam në këtë Kuvend. Me vjen keq prej atyre që me kanë votu. Nashta kryhet do procese, por unë jam tu e pa që nuk e kam vendin këtu”, ka thënë ndër tjera ai.

“Paramendo dita e pranverës është sot e borë po bjen. na ka dënu edhe Zoti, krejtve na ka dënu Zoti”, ka shtuar ai./Insajderi.com