Ish-zëvendësministri i LDK-së e quan Vetëvendosjen “kope primitive”

Ish-zëvendësministri i LDK-së e quan Vetëvendosjen “kope primitive”

Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, në qeverinë e Isa Mustafës, Florian Dushi ka reaguar për situatën e cila është duke ndodhur në Kuvendin e Kosovës, në seancën e cila është duke u mbajtur për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Dushi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje është një “kope primitive”.

“Kjo kope primitive, me dhunë provoi ta ndalë pavarësimin e Kosovës duke pretenduar se e gjithë bota demokratike po i mashtron shqiptarët, me dhunë është duke provuar ta ndalë zhvillimin dhe integrimin e shtetit tonë, prapë me të njëjtin justifikim!”, ka shkruar Dushi.

Në vazhdimin e sotëm të seancës për Demarkacionin me Malin e Zi është hedhur gaz lotsjellës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes. /Insajderi.com