Ish-ylli i Bundesligës fiton xhekpotin në lotari

02.11.2017 09:26

Ai ka fituar rreth 600 mijë funte në lotari

Ish-ylli i Bundesligës fiton xhekpotin në lotari

Ish-sulmuesi i njohur, Tommy Bechmann ka fituar çmimin e parë në lotarinë kombëtare. Ai ka fituar rreth 600 mijë funte në lotari, shkruajnë mediat angleze, përcjell albinfo.ch.

Tommy Bechmann u pensionua në janar, ku kishte një përvojë shtatëvjeçare në Gjermani. Ish-sulmuesi i cili fitonte rreth 50 mijë funte në vit si futbollist, ishte i njohur për festimet e tij, derisa po luante për Bochumin dhe Freiburgun.

35-vjeçari ishte kthyer në vendlindjen e tij në Danimarkë, ku ka zbuluar se ka fituar pesë milionë kurora daneze apo rreth 588 mijë funte.

“Kontrollova adresën e dërguesit dhe pashë se ishte i njëjti që më njoftoi kur fitova 12 funte. Kam telefonuar firmën e lotarisë për t’u siguruar dhe ata më konfirmuan se kisha fituar çmimin. Unë kam blerë bileta për vite me radhë dhe gjithmonë kam përdorur numrat e njëjtë, ditëlindjen e fëmijëve të mi. Unë ende nuk e di se çfarë do të bëjë me paratë, por me siguri se pushimet e dimrit do të jenë më të gjata tani e tutje”, ka thënë ai për ‘Bild’.

Bochum e kishte blerë atë në vitin 2004 nga Esbjerg për një çmim rekord në atë kohë. Ai shënoi gjithsej 21 gola në 131 ndeshje për skuadrën gjermane.