Ish presidentja e Argjentinës akuzohet për korrupsion

Ish presidentja e Argjentinës akuzohet për korrupsion

Gjykatësi federal argjentinas e ka akuzuar ish presidenten e këtij vendi Cristina Fernandez de Krichner, dhe ka kërkuar arrestimin e saj sepse ka qenë në krye të shoqërisë ilegale e cila ka marrë ryshfet në shkëmbim të lidhjes së kontratave për kryerje të punëve në ndërtimet publike.

Autoritetet e gjyqësisë së Argjentinës këtë vendim të gjykatësit Claudie Bonadi e kanë publikuar dje, transmeton AP.

Krichner momentalisht është senatore, dhe kjo pozitë i ofron asaj imunitet nga ndjekja penale, thekson agjencia amerikane e lajmeve.

Më shumë se 12 persona janë arrestuar për rastin në të cilin është e përzier edhe ish presidentja, dhe në mes tyre janë afaristët më të rëndësishëm si dhe ish zyrtarët të cilët kanë qenë në funksione në administrimin e Krichner prej vitit 2007 deri 2015.

Rasti është bazuar në hetimin e gazetës “La Nacion” mbi akuzat për korrupsion gjatë më tepër se 10 vjetëve gjatë mandatit të Cristina Fernandez Krichner dhe bashkëshortit të saj të ndjerë Nestor Krichner./Insajderi.com.