Ish-presidenti i federatës italiane akuzohet për ngacmim seksual

Ish-presidenti i federatës italiane akuzohet për ngacmim seksual

Ish-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio, po akuzohet për ngacmim seksual.

74-vjeçari, që dha dorëheqje pas dështimit të Italisë që të kualifikohej në Botëror, është përcjellë me skandale të shumta në mandatin trevjeçar.

Ai kishte bërë komente raciste për futbollistët me ngjyrë në Itali, e më pas kishte lëshuar deklarata përulëse për homoseksualët dhe çifutët.

Tani “La Stampa” raporton se ai po akuzohet për ngacmim seksual nga një grua.

Gruaja në fjalë, një zyrtare sportive, ka thënë se kishte vizituar Tavecchion në zyrën e tij për punë, por ish-shefi i Federatës kishte provuar ta prekte, “duke mbyllur perdet që të mos shiheshin nga të tjerët”.

Ajo po ashtu shtoi se “ky është vetëm një incident, sepse ka edhe shumë të tjerë për të treguar”.

Sipas “La Stampas”, janë dorëzuar shumë video dhe audio-incizime si prova kundër Tavecchios.