Ish-portieri i Juventusit: Berisha mbetet e ardhmja e Lacios

Marco Storari, ish-portieri i Juventusi, tashmë te Cagliari, ka komentuar situatën e Lacios që ka bërë ndryshime të rëndësishme për këtë sezon.

Ish-portieri i Juventusit: Berisha mbetet e ardhmja e Lacios

Një nga pikat thelbësore të këtij edicioni të ri është konfirmimi i Federiko Marketit në portë, ndërsa Etrit Berisha u huazua te Atalanta edhe pse pak javë më parë i ishte premtuar atij posti i titullarit.

“Lacio në këtë sezon do të luajë të gjithë kartat që ka në dispozicion për të arritur në Europë. Ka varur shpresat në këtë sezon te Marketi në portë dhe Imobile në sulm”.

“Në këtë mënyrë ka garantuar të tashmen, ndërsa ka programuar të ardhmen me Berishën i cili do të kthehet nga huazimi te Atalanta”, u shpreh i sigurt ish-portieri i Juventusit për ‘Radio Incontro Olympia’.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse Berisha do të qëndrojë apo jo te Lacio pas këtij sezoni, pasi menaxherët e tij kanë deklaruar publikisht se lojtari ndjehej i tradhtuar nga kjo situatë e krijuar. /Insajderi.com