Ish-ministri i dënuar i Kulturës: Ku me marrë me qëndru veç në jahte

Ish-ministri i dënuar i Kulturës: Ku me marrë me qëndru veç në jahte

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Astrit Haraqija ka thënë se nuk duhet fshehur fakti që një politikan qëndron në një jaht, duke iu referuar kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti.

Në një prononcim për Gazetën Metro, Haraqija ka komentuar foton e Ahmetit në të cilën edhe ai vet kishte qëndruar më parë. Haraqija ka konfirmuar se kishte qëndruar në atë jaht, në të cilin ai ishte fotografuar disa herë më parë.

E ish-ministri i Kulturës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se ai nuk frikësohet prej jahteve, ashtu siç, sipas tij nuk duhet të bëjë as Shpend Ahmeti.

“Unë nuk frigohem prej jahteve. Ku me e marrë e me ndejtë veç në jahte”, ka thënë Haraqija.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është fotografuar në një jaht në Budva të Malit të Zi, të shtunën e 25 marsit. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti kishte mohuar se ka qëndruar në një jaht.

Ish-ministri Haraqija në vitin 2015 ishte dënuar me 10 muaj burg, me kusht që të mos kryente ndonjë vepër penale në afat prej dy vitesh. Ai akuzohej për shpërdorim të detyrës zyrtare. /Insajderi.com