Ish-ministri akuzon qeverinë e Greqisë: Po e bëni Greqinë sikurse Kosova

Ish-ministri akuzon qeverinë e Greqisë: Po e bëni Greqinë sikurse Kosova

Ish-ministri i Financave në Qeverinë greke, Yanis Varoufakis, ka sulmuar të ashpër kundër qeverisë dhe kryeministrit, Aleksis Tsipras, duke theksuar se “kapitullimi i qeverisë do të bëjë Greqinë shtet me prorektorat sikurse Kosova.”

“Ne do të bëhemi si Kosova. Një protektorat i administruar nga një punonjës i Bashkimit Evropian”, tha ish-ministri grek i Financave, në një intervistë për SKAI .

Në të njëjtën kohë, ai argumentoi se para zgjedhjeve në janar të vitit 2015 udhëheqja e SYRIZA-s kishte informuar se Ministria e Financave nuk do ta zbatojë programin e Selanikut. /Insajderi.com