Ish-mbrojtësi i Juventusit në stolin e Partizanit

Ish-mbrojtësi i Juventusit në stolin e Partizanit

Trajneri i ri i Partizanit do të jetë një italian. Bordi drejtues i klubit të futbollit kryeqytetas ka vendosur të emërojë në pankinë Mark Iulianon, ish-mbrojtësin e njohur të Juventus dhe kombëtares italiane që pritet të prezantohet javën e ardhshme në pankinën e “Demave të kuq”.

Ish-futbollisti i njohur ka luajtur më parë me ekipe si Juve, Majorka, Bolonja apo Sampdoria, ndërsa në pankinë ka një eksperiencë mesatare me ekipe të divizioneve të ulëta në Itali, si Latina, Pavia apo Komo.

Zgjedhja e Mark Iulianos u bë nga drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Luciano Moggi dhe pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

43-vjeçari i lindur në Kozenca ka fituar 4 tituj kampion me Juventus, si dhe Superkupën e UEFA-s dhe kupën interkontinentale.