Ish-lojtari i Chelsea i vetëofrohet Chapecoenses

Ish-lojtari i Chelsea i vetëofrohet Chapecoenses

Ish-lojtari i Chelsea dhe Barcelona Eidur Gudjohnsen ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur me Chapecoense pas tragjedisë që ndodhi muajin e kaluar ku nëntëmbëdhjetë pjesëtarë të ekipit brazilian humbën jetën.

Në total 71 njerëz humbën jetën as rënies së Avro RJ85 në Cerro Gordo, La Union të Kolumbisë. Tashmë një tjetër veteran ka ofruar shërbimet e tij për klubin.

38 vjeçari nëpërmjet Twitter-itai gjithashtu ka shtuar se ribashkimi me ish-shokun e ekipit te Barcelona Ronaldinho do të ishte një bonus për të.

“Për respekt unë do të luaja për Chapecoense nëse kanë një vend bosh për mua,” shkruan ai në Twitter.

eidu

“Do të kisha shumë dëshirë të luaja sërish me Ronaldinho,” vijon islandezi. Presidenti i klubit brazilian është i vendosur të rindërtojë ekipin por është një operacion që duhet të bëhet me ndihmën e të gjithë botës së futbollit.

Raportohet se edhe Ronaldinho kërkon t’i bashkohet ekipit, po ashtu edhe Juan Roman Riquelme.

Vëllai i Ronaldinhos, deklaroi se nuk ka pasur kontakte me klubin, por legjenda braziliane do të ishte i lumtur të ndihmonte Chapecoense. /Insajderi.com