Ish-kryetari i Gjilanit: Lutfi Hazirin e ndihmuan kameleonët dhe hienat

Ish-kryetari i Gjilanit: Lutfi Hazirin e ndihmuan kameleonët dhe hienat

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të djeshme në këtë komunë.

“Ju që u takoni subjekteve tjera politike dhe që nuk formalizuat marrëveshje publike me Lutën e me LDK-në por që mbrëmë, menjëherë pas orës 19.00 vrapuat të fotografoheni me fituesin, jeni e keqja e vogël e demokracisë. Ju jeni transparent”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka shkruar edhe për ata që flasim ndryshe, por votojnë ndryshe.

“E keqja e madhe janë ata që kanë lobuar tinëzisht, kanë votuar ndryshe nga ajo që e thonë dhe nuk dalin n’syret me kryetarin. Me sa di unë të dy këtyre llojeve u thuhet KAMELEONË po ky soji i dytë ka elemente të dukshme të HIENËS. Eeee këta, ta djegin “çergën” keq”, ka shtuar ai.

“Qështu është në këto hapsirat ku jetojmë ne, s’behet ndryshe as lehtë as shpejtë!”, ka përfunduar ai./Insajderi.com