Ish-kryeministrja ikën nga vendi pak para se të dalë në gjyq

Ish-kryeministrja ikën nga vendi pak para se të dalë në gjyq

Ish-kryeministrja tajlandeze Thai Yingluck Shinawatra ka ikur jashtë vendit, thonë burimet, përpara se të zhvillohej gjyqi mbi një skemë të subvencionimit të orizit.

Burimet brenda partisë së saj thonë se ajo mori vendimin për t’u larguar papritur, pak para se të paraqitej në Gjykatën Supreme me akuzat për neglizhencës.

Avokatët e saj i thanë gjykatës se nuk kishte mundësi të merrte pjesë, sepse ajo ishte e sëmurë. Megjithatë, gjykata lëshoi një urdhër arresti për të. Gjyqtarët gjithashtu shtynë vendimin deri më 27 shtator.

Yingluck ka mohuar çdo keqbërje në skemën që ia ka kushtuar miliarda dollarë shtetit të Tajlandës. Nëse shpallet fajtore, ajo mund të burgoset deri në 10 vjet dhe t\i ndalohet politika përgjithmonë.

Burimet brenda partisë i thanë Reuters se ajo e ka braktisur “definitivisht Tajlandën”, por nuk dhanë detaje për vendndodhjen e saj.