“Ish-komisioni për Demarkacionin i kishte tejkaluar kompetencat e veta”

“Ish-komisioni për Demarkacionin i kishte tejkaluar kompetencat e veta”

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, ka dhënë disa detaje nga të gjeturat e grupit të tij deri më tani, edhe pse, sipas tij, ende nuk e kanë përfunduar raportin final.

Gjatë raportimit para Komisionit parlamentar, ai ka thënë se Komisioni i mëparshëm e ka përdorur bazën juridike që ka qenë një ligj i brendshëm dhe jo një marrëveshje ndërkombëtare.

Në këtë rast, Bulliqi ka thënë se ish-komisioni i ka tejkaluar kompetencat e veta.

“Komisioni i kaluar e ka pasur për detyrë që ta demarkojë dhe mirëmbajë vijën kufitare, por jo edhe të shënojë vijë të re kufitare”, ka thënë ndër tjera Bulliqi./Insajderi.com