Ish-komandanti i UÇK-së kërkon të denoncohen “veteranët e rrejshëm”

Ish-komandanti i UÇK-së kërkon të denoncohen “veteranët e rrejshëm”

Agim Çeku, ish-Kryetar i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK-së, u ka bërë thirrje veteranëve dhe qytetarëve të denoncojnë në Prokurori gjithë keqpërdoruesit e mundshëm të statusit të veteranit.

Çeku ka thënë se Prokuroria disa herë ka qenë në Zyrën e tij për të marrë materiale. Beson se shpejt do të ketë rezultatet. Megjithëkëtë, ish-udhëheqësi i UÇK-së thotë se nuk është i madh numri i atyre që kanë keqpërdorur statusin e veteranit.

Ish-udhëheqësi i UÇK-së, Agim Çeku, u ka bërë thirrje veteranëve dhe qytetarëve të denoncojnë në Prokurori gjithë ata persona që rrejshëm kanë marrë statusin e veteranit të UÇK-së.

Thirrje e Agim Çekut vjen pas letrës publike të Kadri Veselit drejtuar shoqatave të dala nga lufta, ku iu bëri thirrje të largojnë falsifikatorët nga listat e veteranëve.

Kryetari i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK-së, Agim Çeku, thotë se “Veteranët dhe qytetarët duhet të marrin guximin dhe t’i shkruajnë Prokurorisë”.

Ai ka konfirmuar se megjithatë Prokuroria është duke punuar për zbardhjen e të gjitha mashtrimeve të mundshme me statusin e veteranit.

“Prokuroria është duke marrë të dhëna. Prokuroria ka punuar. Veteranët dhe qytetarët mund t’i ndihmojnë shumë Prokurorinë për largimin e veteranëve të rrejshëm”, ka shtuar ai.

“Nuk është numri i madh atyre që kanë hyrë në listën e veteranëve”, ka shtuar ai.

Ish-Shefi i UÇK-së ka bërë thirrje të denoncohen të gjithë keqpërdoruesit e statusit të veteranit.

“Kush ka raste, ia dini emrin, asnjë qytetar s’duhet të përtojnë, duhet të dërgojnë emrat e tyre në Prokurori”, ka thënë ai.

Kushdo që ka përfituar statusin e veteranit merr një pagë mujore prej 150 eurosh.

Pasluftës është raportuar se numri i veteranëve nuk ka shkuar në 20 mijë, ndërsa, kur janë regjistruar kanë dalë më shumë 40 mijë.