Ish-këshilltari i Trump dyshohet se po provonte të ekstradonte dhunshëm Gulenin në Turqi

Ish-këshilltari i Trump dyshohet se po provonte të ekstradonte dhunshëm Gulenin në Turqi

Këshilltari special Robert Mueller po e heton rastin nëse ish-këshilltari i parë i sigurisë, i presidentit Donald Trump, Michael Flynn, ishte përfshirë në një plan të dyshuar për të ekstraduar me dhunë në Turqi klerikun mysliman në këmbim të miliona dollarëve.

Sipas planit, Flynn, i cili u pushua nga Trump pas vetëm 24 ditësh të marrjes së detyrës dhe biri i tij, Michael Flynn Jr, do të merrnin deri në 15 milionë dollarë për largimin me forcë të Fethullah Gulenit nga shtëpia e tij në SHBA dhe ta dorëzimin atë tek qeveria turke.

Plani i dyshuar u shfaq gjatë hetimit më të gjerë të Mueller për ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe ndonjë bashkëpunim nga kampanja e Trumpit.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzon Gulen për nxitjen e një grusht-shteti të dështuar në korrik të vitit 2016 dhe po kërkon që ai të ekstradohet në Turqi, për t’u përballur me gjykim. Gulen ka mohuar përfshirjen e tij dhe varësve të tij në grusht-shtet.