Këshilltari i Kadri Veselit paraqitet si ekspert i medieve

Këshilltari i Kadri Veselit paraqitet si ekspert i medieve

Në emisionin “Momentum”, në Rrokum TV, është ftuar ish-këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, Ardi Nurellari.

Nurellari është ftuar në cilësinë e “ekspertit të medieve”.

Përveç si këshilltar i presidentit, Nurellari ka qenë këshilltar i Thaçit edhe sa ai ka qenë zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të Jashtme në Qeverinë, Mustafa.

Nurellari kishte dhënë dorëheqja nga posti i këshilltarit ndërsa tash është si përkrahës si Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Largimin nga posti i këshilltarit të presidentin e kishte bërë vetë Nurellari përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Kam vendosur t’i rikthehem vokacionit tim për angazhim aktiv publik dhe përfshirje të shpenguar në debatet politike. Pra do përpiqem që të bëj atë që më pëlqen më shumë dhe që mendoj se e bëj më mirë”, kishte shkruar Nurellari.

Adri Nurellari, aktualisht është këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. /Insajderi.com