Ish-inspektori që kërkohet nga policia jep intervistë më media

Ish-inspektori që kërkohet nga policia jep intervistë më media

Përfitimi i kundërligjshëm i parave kishte bërë që Pjetër Boçi të dënohet nga Gjykata në Prizren me 7 muaj burg. E të njejtin dënim ia shqiptoi edhe Gjykata e Apelit.

Përkundër se ish-instruktori do duhej të vuante dënimin nga tetori i 2017-ës, ai endet i lirë rrugëve të kryeqytetit.

Madje për të ka edhe një fletarrest nga Policia. Megjithatë se ka një fletarrest nga policia, Boçi nuk frikësohet nga arrestimi.

“Policia mund të më gjej edhe tani. Ne jemi afër Policisë, por kjo polici nuk ka për të arritë të më arrestojë ngase nuk ka të drejt morale”.

Gjykata në Prizren e kishte dënuar Boçin me arsyetimin se gjatë muajit shkurt-prill si instruktor i një autoshkolle kishte marrë mijëra para nga disa persona.

Ai sipas gjykatës u kishte premtuar se do t’ua kryente provimin e patent shoferit.

E akuza për ryshfet për Boçin i duket e pakuptimtë.

“Për marrjen e ryshfetit, unë isha i ndërgjegjshëm se nuk jam person zyrtar që të akuzohem për këtë akuzë, sepse nuk vendosi unë se kush do të kaloj e kush jo”, thotë ai.

Ani pse me lehtësi u intervistua nga T7 , prapë Boçi është në kërkim nga Policia.

Këtë e konfirmuan në Policinë e Prizrenit , duke mos dhënë shumë informacione për pistat ku po kërkohet instruktori.

Organet e rendit madje kërkuan bashkëpunim edhe nga Televizioni për vendndodhjen e tij.

Boçi të cilin Frontal e intervistoi në qendër të Prishtinës, po kërkohet edhe jashtë Kosovës.

Stacioni Policor “Jugu” në Prizren që sa kohë  është në kërkim  me letër rreshtim vendor dhe ndërkombëtar të personit të apostrofuar (Pjetër Boçi), i cili dikur kishte qëndrim të përhershëm në Prizren, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve zyrtare” e i dënuar me 7 muaj burg.

Gjykata e Prizrenit kishte hedhur poshtë dy akuzat tjera të prokurorisë: atë për falsifikim të dokumentave dhe ushtrim të ndikimit.

Me gjithë insistimin e Emisionit Frontal, Gjykata Themelore në Prizren nuk ka dashur të flasë për këtë rast.

Në rast të arrestimit, Pjetër Boçi ka paralajmëruar se do të revoltohet dhe nëse shkon në burg do mbajë grevë urie.