Ish-gruaja ia vendos kamerën spiun në varësen e kravatave

Ish-gruaja ia vendos kamerën spiun në varësen e kravatave

Ish-gruaja e Donal MacIntyre është arrestuar pasi dyshohet për vendosjen e një pajisje spiunimi të maskuar si një varëse kravatash në shtëpinë e tij.

Ameera MacIntyre, 43 vjeçe akuzohet se përdori kartën e tij të kreditit për ta blerë atë në Amazon dhe angazhoi një palë të tretë për ta vendosur pajisjen.

Varësja ka një lente të vogël të fshehur në majë dhe një mikroçip për të regjistruar zërin.

Detektivët po hetojnë se si pajisja, e cila kushtonte më pak se 10 dollarë, ishte vendosur në shtëpinë e MacIntyre në Surrey.

Nëna e katër fëmijëve Ameera u arrestua në shtëpinë e saj me dyshimin për vjedhje pasi thuhet se kishte blerë dy sende të tjera duke përdorur kartën e kreditit të MacIntyre pa lejen e tij.

Kompjuterët e saj u konfiskuan dhe Ameera po mbahet gjithashtu me dyshimin për posedimin e kokainës.

Donal dhe Ameera u ndanë në vitin 2015 dhe ajo publikisht e akuzoi atë si ‘mashtrues’.

Ata ishin të martuar për nëntë vjet dhe kishin tre fëmijë.