Ish-futbollisti i Gjermanisë U-19 zgjedh Kosovën

Ish-futbollisti i Gjermanisë U-19 zgjedh Kosovën

Dren Feka është në dispozicion të përzgjedhësit Rafet Prekazi te Kosova U21, për dy ndeshjet e radhës, kundër Izraelit dhe Azerbajxhanit.

20-vjeçari, që më herët ka luajtur për ekipin e 19-vjeçarëve te Gjermania, tash e tutje do të përfaqësojë shtetin e Kosovës dhe për këtë nuk ka asnjë problem dokumentacioni.

Këtë verë, Feka u largua nga Hamburgu dhe nënshkroi me skuadrën e Luzernit, në ligën elite të Zvicrës. /Insajderi.com