Ish e dashura e Aviccit publikon fotografi dhe bisedat me të

Ish e dashura e Aviccit publikon fotografi dhe bisedat me të

Avicii është DJ që ndërroi jetë dje në rrethana ende të panjohura.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në qytetin Oman në Arabi.

Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e DJ të famshëm Avicii, ka tronditur familjen e tij, fansat dhe industrinë e muzikës.

Emily Goldberg, ish- e dashura e të riut suedez, publikoi në Instagram disa nga momentet më të çmuara të kohës që ka kaluar më Avicii-n, si dhe një mesazh për fansat e tij që janë të shokuar.

“Eja zemër, mos hiq dorë nga ne, më zgjidh mua dhe unë do të të tregoj dashurinë’. Ky është një nga tekstet e këngëve që Tim shkroi për mua. Do të doja t’i kisha jetuar deri në fund. Gjatë dy viteve që kemi qenë bashkë, ai ishte shoku im më i afërt dhe shoku im më i mirë. Tani nuk mund ta shikoj Bear (qenin) pa e ditur se nuk do ta shoh më fytyrën e tij. Unë ende po mbledh veten dhe ju falënderoj për të gjitha fjalët dhe mesazhet tuaja të mira. Më zgjoni kur të ketë mbaruar gjithçka, pasi nuk dua që të jetë e vërtetë”.