Mevludim Mazreku si profesor në Qendrën e Kompetencës në Malishevë duket se nuk i duron provokimet nga nxënësit e tij.
Kur një nga ta provokon, ai ka një zgjidhje. I rrah me shuplaka. Kjo sjellje e tij vërehet edhe në një video që e ka siguruar Insajderi, Mazreku shihet teksa rrah me shuplaka një nxënës i cili nuk dihet se “çfarë faji” ka bërë.
Mazreku një anëtar i PDK-së dhe drejtor i departamentit për Rini dhe Sport në qeverisjen e PDK-së në Malishevë që përfundoi në fund të vitit 2013, shihet teksa ushtron dhunë ndaj nxënësit.
Mazreku tashmë profesor në shkollën e Qendrës së Kompetencës në Malishevë, pasi rrah me shuplaka nxënësin ai e urdhëron atë që të ngrihet edhe njëherë duke e rrahur përsëri./Insajderi.com