Ish-drejtoresha e pastër me drejtësinë: Lladrovci i paqartë nëse do ta kthejë në punë

Ish-drejtoresha e pastër me drejtësinë: Lladrovci i paqartë nëse do ta kthejë në punë

Personazhi që u bë temë e diskutimeve mes dy kandidatëve për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën në këtë fillim vit në Drenas, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi është rikthyer përsëri në media.

Ish-drejtoresha e Emergjencave në Drenas që u shkarkuar nga kryetari Ramiz lladrovci menjëherë pas marrjes së detyrës, për shkak se ndaj saj rëndonte një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, 7 muaj më pas ka dalë e pafajshme.

Rrëzohet aktakuza ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimeve Publike në Drenas

Gjykata e Apelit ka liruar nga akuza e “keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, ish-drejtoreshën e Shërbimeve Publike në Komunën e Drenasit, Hyrije Xhemajlaj–Thaqi.

Vendimin përkitazi me hudhjen e aktakuzës e bëri të ditur për “Betimi për Drejtësi”, mbrojtësi i Xhemajlaj–Thaqit, avokati Gazmend Halilaj.

Procedura penale është pushuar edhe ndaj të pandehurve tjerë në këtë rast Shyqri Bublaku, Vehbi Jashari dhe Naim Berisha, të cilët akuzoheshin për të njëjtën vepër.

Insajderi ka kontaktuar me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci për ta pyetur nëse pas këtij vendimi ai do ta kthejë në pozitën ku ka qenë Xhemajlaj-Thaqi por ai nuk e ka bërë të qartë nëse një gjë e tillë do të ndodhë.

Lladrovci vetëm ka thënë se çdo vendim që do ta marrë do ta bëjë publik, gjë që edhe e ka detyrë sipas pozitës zyrtare, por nuk ka treguar se cili do të jetë vendimi.

Xhemajlaj-Thaçi: E prisja shkarkimin nga Lladrovci

“Cdo vendim do ta bëjë publik, do të jem transparent sikur deri tash edhe me rastin e saj edhe rastet e tjera rreth zyrtarëve publik”, ka thënë Lladrovci përmes mesazhit telefonik.

Ish-drejtoresha e Emergjencave është motra e Isa Xhemajlajt kundërkandidatit të Lladrovcit.

Xhemajlaj si kandidat i NISMA-s për kryetar të Drenasit kishte shkuar në balotazh me Lladrovcin, duke e bërë kështu Drenasin bastion jo të sigurt të PDK-së.

Xhemajlaj thotë se Lladrovci po hakmerret me shkarkimin e motrës së tij

Motra e Xhemajlajt që ishte drejtoreshë në Komunën e Drenasit e udhëhequr nga Nexhat Demaku i cili dha dorëheqje nga pozita e kryetarit pasi Gjykata e Apelit e dënoi ai për krime lufte.

Për çfarë akuzohet motra e Isa Xhemajlajt, e shkarkuar nga Lladrovci

Hyrije Xhemajlaj-Thaçi, e cila është shkarkuar nga detyra me urdhër të kryetarit Ramiz Lladrovcit gjatë ditës së sotme, ka një aktakuzë të ngritur në verën e vitit 2016 për blerjen e një kamioni të zjarrfikësve./Insajderi.com