Ish-anëtari i Vetëvendosjes kritikon Shpend Ahmetin

Ish-anëtari i Vetëvendosjes kritikon Shpend Ahmetin

Një ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje nga Peja, Arton Muhaxheri, e ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se është i zhgënjyer nga ajo se si e ka njohur dhe se çfarë po sheh tash tek ai.

“Një kryetar si ti e doja për qytetin tim, madje edhe publikisht pata deklaruar ‘Sikur Peja ta kishte Shpend Ahmetin’. Sot jo për që kam ndryshuar bindje politike por thjesht kam ndryshuar mendim nga ajo se si të kam njohur dhe kam besuar si je dhe çfarë po shoh tash. Një kryetar kështu si ti jo veq që nuk e dua në Pejë por as në Komunat për rreth Pejës”, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, Arton Muhaxheri.

“Nuk është me rëndësi nëse ke hipur në një Jahtë lukzose ashtu siç nuk ka rëndësi e kujt ishte Jahta por është shqetësuese se ju i shisni moral çdo ditë qytetarëve të këtij vendi për barazi duke i ushqyer çdo ditë me copëza gënjeshtrash të cilat tashmë po ju mbesin në fyt juve që po gënjeni e jo qytetarëve të Kosovës”, ka përfunduar postimin e tij Muhaxheri.

Muhaxheri dikur ishte edhe në partinë FER bashkë me Shpend Ahmetin. Por në prill të vitit të kaluar ai e la Vetëvendosjen dhe kaloi në PDK./Insajderi.com