Isa Xhemajlaj: Bizneset do të kenë tërë përkrahjen institucionale

Isa Xhemajlaj: Bizneset do të kenë tërë përkrahjen institucionale

Kryetari i Nisma për Kosovën në Drenas, Isa Xhemajlaj se bashku me kryesinë e degës, morën pjesë sonte në tubimin organizuar me bizneset në Drenas, ku u bë shpalosja e programit të qeverisjes së ardhshme komunale në krye me Isa Xhemajlajn kryetar.

Kryetari Xhemajlaj dëgjoi hallet e bizneseve që veprojnë në Drenas dhe iu premtoi se do të iu ofrohet përkrahje e vazhdueshme si në aspektin e infrastrukturës e po ashtu edhe në aspektin e lehtësimit të kushteve të te bërit biznes në Drenas, me qëllimin kryesor gjenerimin e vendeve të reja të punës.

Sipas njoftimit të Nismës, me ketë rast u premtua përkrahje e fuqishme si për Isa Xhemajlaj për kryetar të Komunës së Drenasit. Ndryshimi po frymon gjithandej si dhe po konfirmohet përkrahja e vazhdueshme për Isa Xhemajlaj për Kryetar të Komunës së Drenasit.