Isa Mustafa thotë se LDK doli parti e parë në zgjedhje

Isa Mustafa thotë se LDK doli parti e parë në zgjedhje

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa thotë se partia që ai udhëheq me plot meritë është partia e parë në vend.

Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Mustafa i ka uruar fitoren Arban Abrashit, i cili në balotazh do të garojë kundër Shpend Ahmetit.

“Fituam sepse nuk u dorëzuam. LDK është e para, me meritë të plotë. Faleminderit qytetarë për besimin tuaj”, ka thënë ai.

“Faleminderit kryetarë të komunave që punuat mirë dhe me nder; dhe juve kandidatëve të rinj për kryetarë të komunave e këshilltarëve të Kuvendeve Komunale për kulturën që treguat në këto zgjedhje. Urime Arban fitorja në Prishtinë”. /Insajderi.com