Isa Mustafa tallet me Vjosa Osmanin

Isa Mustafa tallet me Vjosa Osmanin

Kryeministri Isa Mustafa ka sulmuar deputetët e partisë së tij që nuk e votuan Hashim Thaçin për president. Konkretisht Vjosa Osmanin, ndonëse nuk ia ka përmendur emrin.

Deputetja Osmani e cila shihet si kryetare e ardhshme e LDK-së nuk ka marrë pjesë në votimin e Thaçit për president. Ajo ndodhet në Australi.

“Dje, derisa VV po bënte terror mbi institucionet e Republikës së Kosovës, derisa ma sulmonin shtëpinë me shishe molotovi, pyeta ku janë edhe disa deputet që kanë marrë vota në emër të LDK-së, sepse nuk shiheshin se janë me shumicën e kolegëve të tyre”, ka thënë Mustafa pak më herët në një status në Facebook.

“Frikohesha se janë zënë peng në çadrat e VV. Por, jo! Dikush më tha se i kanë frikësuar, e tjetri se kanë fluturuar, me marrë udhëzime në çadrat e verës australiane. Kryesorja që janë gjallë! Ata që e respektuan votën e qytetarëve ishin në Parlament. Nuk u frikësuan”, ka shkruar ai.